Xhamia Gllanasellës - Drenas

Religious organization
Rating
Likes Talking Checkins
1 1
About Xhamia e Fshatit Shkabë (ish-Gllanasellë) në Komunen e Drenasit.
Description Ndërtimi i Xhamisë së Fshatit Shkabë (Ish-Gllanasellë) ishte nevojë e patjetërsueshme e fshatit prej afro 300 shtëpive, pasi që Xhami nuk kishte fshati e madje as fshatrat tjera për rreth (Qikatovë e Vjetër, Godanc dhe Likoshan) atëherë u vendos që të merret iniciativë vullnetare nga banorët për ndërtimin e kësaj Xhamie. Zyrtarisht iniciativa vullnetare për ndërtimin e Xhamisë filloi me dt: 24.05.2010 duke formuar kështu Këshillin Iniciues për Ndërtimin e Xhamisë në përbërje prej 7 anëtarëve, ku Kryetar i këtij Këshilli u zgjodh z. Muhamet BERISHA.
Këshilli Iniciues për Ndërtimin e Xhamisë iu drejtoj kërkesa dhe shkresa zyrtare Bashkësisë Islame të Kosovës dhe të gjitha Institucioneve tjera relevante, u përkujdes për ndërtimin e Xhamisë si dhe për mbarëvajtjen e punimeve, po ashtu nuk munguan edhe organizimi i fushatave kontribut-dhënëse të qytetarëve dhe banorëve të kësaj treve, ku falë kontributeve të tyre punimet e Xhamisë kanë arritur në shkallë të kënaqshme, ku puna e këtij Këshilli është bërë shembull i transparencës dhe i punës fisebililah për hire të All-llahut fuqiplotë. Shfrytëzojmë rastin ti falënderojmë të gjithë ata që kontribuuan deri me tani, duke lutur Allahun fuqiplotë t'ua shumëfishojë pasurinë e tyre.
Veç tjerash Këshilli Iniciues për Ndërtimin e Xhamisë u përballë edhe me shumë sprova dhe paragjykime (Islamofobi) të kohës të cilat shumë herë e vështirësuan rëndë punën e tij. Por përkundër të gjitha vështirësive punimet vazhduan deri në ndërtimin e plotë të Xhamisë së Fshatit Shkabë (Ish-Gllanasellë).
Ndërsa me datë 01.09.2013 u bë edhe hapja zyrtare e Xhamisë së Fshatit Shkabë (Ish-Gllanasellë) nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Drenas (KBI) ku morën pjesë shumë banorë të Fshatit por edhe donator e mysafir të ndryshëm nga e mbarë Kosova dhe Diaspora. Pastaj nëpërmjet konkursit të rregullt KBI zgjedhi Hoxhë Gazmend Mehmeti, Imam të Xhamisë së Fshatit Shkabë.
Tel: 044/532-062 & 049/224-476
E-mail: gazmendmehmeti@hotmail.com
Web: www.facebook.com/xhamiagllanaselles

Allahu ju shpërbleftë
Phone +37744532062
Web site www.bislame.net
Share

Reviews and rating

Avatar
Rate this religious organization