Emtec

Non-profit organization
Rating
Likes Talking Checkins
13 0
About MIRE SE ERDHET NE FAQEN ZYRTARE TE QENDRES EMTEC NE FACEBOOK!
Mission Misioni i kësaj qendre është ngritja e nivelit arsimor, kulturor dhe edukativ të femrës shqiptare.
Ofrimi i mundësive për realizimin e vizionit nëpërmjet kurseve të gjuhëve te huaja, kompjuterit, etj.
Realizimi i seminareve shkencore dhe fetare, ku ftohen të ligjërojnë ligjëruese profesioniste.
Mbajtjen e tribunave të ndryshme fetare dhe shkencore në qytete tjera të Kosovës.
Këshillimin e studenteve në forma të ndryshme gjatë frekuentimit në qendër.
Ngritja arsimore e femrës me qëllimin e pavarësimit të saj dhe hapjen e mundësive për punësim.
Edukimin shëndetsor, shkencor, psikologjik, social dhe moral përmes seminareve dhe trajnimeve.
Vetëdijësimi i femrave për luftimin e dukurive negative në shoqërinë tonë.
Ngritjen e përgjegjësisë për vlerat dhe rëndësinë e Islamit.
Overview AKTIVITETET E QENDRËS EMTEC

1. Aktiviteti kryesor i qendrës EMTEC janë kurset. Përmes tyre femrat aftësohen në nivele të ndryshme të gjuhës angleze dhe programe të ndryshme në kompjuter si: Windows-Word-Excel, Access, Corel Draw, Power Point, etj.
Interesimi për kurset tona është mjaft i madh nga ana e studenteve. Mendojmë se në këtë ndikon puna e zellshme dhe profesionale e mësueseve tona si dhe pagesa mjaft e volitshme për çdo nivel dhe program.
2. Seminaret - në qendrën EMTEC organizohen dy herë në muaj, përkatësisht çdo të dytën të enjte. Në seminare ligjërohen tema të ndryshme shkencore dhe fetare, të ligjëruara nga profesionaliste të ndryshme si: doktoresha, psikologe, sociologe, juriste, teologe, etj. Pjesëmarrja e grave dhe e studenteve në këto seminare është shumë e kënaqshme. Frekuentueset e seminareve janë studente të lëmive të ndryshme në studime si dhe gra me profesione të ndryshme si: mjeke, mësuese, psikologe, ekonomiste, inxhiniere, gra amvise, etj. Stafi i qendrës EMTEC gjithmonë zgjedh ligjëruese me përvojë, dhe shpeshherë realizon tema të kërkuara nga vet seminaristet.
3. Kampingjet – janë aktivitet veror i qendrës EMTEC. Organizohen gjatë muajve korrik dhe gusht. Vajzat, që shumica janë studente e ndonjëherë bëhen lëshime edhe për nxënëse të shkollave të mesme, qëndrojnë nga dhjetë ditë në qendër, ku kanë të siguruar fjetjen, ushqimin dhe çdo gjë tjetër të nevojshme. Ato dëgjojnë ligjërata të shumta e të ndryshme, shohin programe e dokumentare të ndryshme fetare e shkencore, realizojnë pikniqe gjatë këtyre dhjetë ditëve, e mbi të gjitha ato krijojnë shoqëri të re me vajza nga qytet të ndryshme si nga Kosova ashtu edhe nga Maqedonia e Shqipëria. Nga ky aktivitet vajzat përfitojnë shumë. Përshtypjet e tyre të mira shihen në pyetësorët që u jepen në përfundim të çdo grypi.
4. Iftaret – organizohen për studente çdo ditë pune, nga e hëna deri të premten në objektin e qendrës. Një orë para iftarit studentet dëgjojnë ligjëratë fetare, gjithmonë të ndara në grupe varësisht prej njohurive të tyre për Islamin. Krahas përfitimit në aspektin fetar, ushqimi i shtruar çdo natë për to, është lehtësim i madh për jetën e tyre studentore, sidomos në ditët e bekuara të Ramazanit. Shpeshherë iftaret janë takimi i parë i studenteve me qendrën tonë, dhe pastaj vazhdon shoqërimi i pjesëmarrëseve si me stafin ashtu edhe me aktivitetet tjera pas Ramazanit pastaj. Përveç iftareve me studente, qendra EMTEC organizon iftar për pjesëmarrëset e seminareve, si dhe iftar të veçant për intelektuale. Gjithashtu nuk mungon as organizimi i tyre edhe nëpër qytete tjera të Kosovës.
5. Kuizi i diturisë – është një aktivitet tjetër shumë i rëndësishëm që qendra EMTEC e ka organizuar katër herë deri më tani me studente të fakulteteve të ndryshme. Interesimi ka qenë mjaft i madh, por edhe organizimi i këtij aktiviteti është bërë në mënyrë shumë profesionale nga ana e stafit të qendrës. Fillimisht është përgatitur libri me pyetjet e mundshme për garë, pyetje të cilat kanë qenë të përzgjedhura nga lëmi të ndryshme shkencore si dhe nga kultura fetare. Të gjitha pjesëmarrëset janë shprehur të kënaqura me pajisjen e librit, ngase kanë pëfituar shumë njohuri të përditshme. Ndërsa për më të mirat nuk kanë munguar as shpërblimet, e që kanë qenë të ndryshme si, kompjuter, bursa, etj.
6. Kinemaja – përmes kompjuterit dhe me anë të projektorit, shpeshherë kemi shfaqur dvd të ndryshme dokumentaresh e temash të ndryshme fetare e shkencore. Jemi munduar t’u ofrojmë studenteve të interesuara gjithmonë programet më të reja dhe ligjëratat sa më dobiprurëse, dhe kjo ka rezultuar me një interesim të kënaqshëm të studenteve.
7. Tribunat – janë organizuar si në Prishtinë ashtu edhe në qytet tjera si, Mitrovicë Vushtrri, Gjilan, Viti, Gjakovë, etj. Temat e ligjëruara në tribuna ishin të ndryshme.


Web site qendra_emtec@hotmail.com
Share

Reviews and rating

Avatar
Rate this non-profit organization