Dermo Life Center

 —
Rating
Likes Talking Checkins
2255 30
About Klinike dermo-estetike si dhe abrator per te gjitha analizat, vizita mjksore te te gjitha llojeve, eko, pap test,fertilizim in vitro etj.
Description KLINIKA DERMO LIFE CENTER
DERMO LIFE
Për një rini që zgjat
Klinika dermo-estetike DERMO LIFE, ka filluar aktivitetin e saj më 5 dhjetor 2002, e krijuar nga mjekja dermo-estetike Lida Hoxha, duke thyer kështu edhe shumë tabu në një vend me mendësi maskiliste, ku ishte krijuar ideja se punët e mëdha në Shqipëri, bëhen vetëm nga burrat. Kjo klinikë është pionierja e parë e cila punoi dhe reklamoi DERMO-ESTETIKEN bashkëkohore dhe atë perëndimore . Që në start kjo klinikë ka qenë e profilizuar drejt trajtimeve dhe aparaturave të fjalës së fundit të shkencës.

Në klinikë pacientët mund të gjejnë gamën e plotë të shërbimeve estetike si: trajtimet anti moshë me botoks, acid ialuronik, filler, lazer Fraxel, mesoterapi, injektim plazme, biostimulim, peeling kimikë, maska dhe masazhe profesionale me produkte anti rrudhë dhe shumë efikase. Trajtimet e tjera janë ato anti akne, kundër njollave, kundër strijave, depilime permanente me lazer, trajtime anti celulit, trajtime kundër rënies së flokëve, për mbipeshën, heqje tatuazhesh, rritje e vëllimit të buzëve dhe mollëzave me produkte të çertifikuara në vendet e BE-së.
Në gjithë këto vite eksperiencë, Klinika ka marrë gjithë ekspertizën më të mirë perëndimore për të ecur në të njëjtin hap me to. Gjithashtu vite më parë u ngrit edhe sektori i kirurgjisë plastike me kirurgë plastikë italianë të çilët kanë CV profesionale dhe eksperiencë mbresëlënëse. Prej vitesh tashmë, tek DERMO LIFE zhvillohen me sukses ndërhyrje të ndryshme për rregullimin e hundës, veshëve, zmadhim ose zvoglim si dhe lifting të gjoksit, lifting të barkut, kofshëve dhe krahëve, lifting i fytyrës dhe qafës, lipozucion ose heqje e dhjamit në kofshë dhe bark, kirurgji e syrit etj. Pacientët kanë mbetur shumë të kënaqur dhe ky fakt na bën të lumtur, por na obligon për tu përsosur akoma më shumë në punën tonë. Heqja e variçeve është gjithashtu një sektor që po punohet fort me mjekë italianë të specializuar në këtë fushë, të cilët aplikojnë dy teknika shumë të famshme tashmë, pa operacion dhe pa dhimbje. Në këtë mënyrë pacientët tanë kthehen brenda ditës në shtëpi, jo vetëm për trajtimin e variçeve, por për të gjitha llojet e ndërhyrjeve, pasi teknikat e reja të aplikuara në klinikën tonë, janë gjithnjë e më pak evazive. Profesionalizmi i stafit tonë qëndron edhe në ruajtjen e konfidencialitetit të pacientëve tanë dhe asistimit të tyre në çdo kohë, në fazën post-operatore.
Vitet e fundit tek DERMO LIFE është krijuar edhe laboratori i analizave me aparatura moderne. Pacienti mund të bëjë të gjitha llojet e analizave, eko të ndryshme, vizita tek mjekët e specialiteteve të ndryshme, fertilizim in vitro etj. Edhe në këtë sektor DERMO LIFE ka zgjedhur të punojë me një staf shumë të kualifikuar. Përsa i përket fertilizmit in vitro, ne jemi krenarë për mrekullinë që ka bërë stafi i mjekëve të cilët janë shkolluar në Londër. Suksesi i tyre është në 83%. Gjithashtu edhe reparti i endokrinologjisë ka njohur suksese të mëdha duke operuar me sukses edhe raste shumë të komplikuara.
Produktet dermo-estetike janë markat më të famshme në botë dhe 100% bimore, ato të cilat përdoren për trajtimet patologjike ose për trajtimet estetike. Klinikës DERMO LIFE i është besuar ekskluziviteti i këtyre markave, falë seriozitetit dhe profesionalizmit të treguar gjatë viteve që ushtron aktivitetin e saj. Linjat kryesore të produkteve: FILORGA, LAKSHMI dhe SESDERMA, janë një vlerë e shtuar e kësaj klinike e cila i përdor ato në trajtimin në qendër si dhe ndihmon pacientët e saj për t’i përdorur edhe në shtëpi, për një rezultat akoma më të mirë të trajtimeve.
DERMO LIFE është në shërbim të klientëve në kohë dhe në cilësi, me një staf të specializuar në fushën e dermo – estetikës dhe në bashkëpunim me një ekip mjekësh nga Italia të cilët do t’i gjeni në çdo kohë në dispozicionin tuaj për të zhvilluar konsulta dhe për t’ju dhënë informacione mbi ndërhyrjet në fushën e kirurgjisë plastike, gjithnjë duke patur si prioritet shëndetin tuaj e më pas pamjen e jashtmë, për të cilën ne investohemi që ju të mbeteni të kënaqur.
Filozofia e Klinikës DERMO LIFE është: Vitet na shërbejnë për të fituar eksperiencë dhe pjekuri, shenjat që ajo lë mbeten brenda nesh, por jo jashtë, pasi ne iu ofrojmë paktin për rini të përjetshme!
Phone 00355682057739
Web site http://www.dermolife.al
Share

Reviews and rating

Avatar
Rate this public places