Rainca

 —
Rating
Likes Talking Checkins
5 0
About Lokacioni:
Fshati Raincë (serbishtë Rajince) është në Komunën e Preshevës (Regjioni Pçinski të Serbisë Jugore).
Description Lokacioni:
Fshati Raincë (serbishtë Rajince) është në Komunën e Preshevës (Regjioni Pçinski të Serbisë Jugore).

Gjeografikisht fshati gjendet po thuajse në mes të Preshevës dhe Bujanocit, si dhe kufizohet me Kosovën ne njeren ane.
Fshati gjendet në Luginë dhe në mesë të tij kalonë “Lumi i Gjakut”, i cili në krye të fshatit i bashkohen “Lumi madhë” dhe “Lumi Vogël”. Rainca sot ka mbi 450 shtëpi, me mesatarisht 4.38 Anëtarë për shtëpi, dhe me ndërtim është në zgjerim të mëtutjeshëm në drejtim të binarëve.

Përbërja etnike

Përbërja Etnike sipas Regjistrimit të 2002

Shqiptar 1944 99,48%
Serb 2 0,1%
Rome 1 0,05%
Tjere 6 0,3%

Rainca është e banuar kryesisht me shqiptarë, por ka edhe komunitete tjera siç është dëshmua në tabelë e më poshtme.

Demografia dhe ndryshimet në përbërjen e saj:

Sipas regjistrimit te fundit (2002) në Raincë jetojnë 1954 banorë*, ku 1191 janë të moshës madhore, kurse mosha mesatare është 28.8 vite. Me banim të përhershëm janë 2933 Banorë, ku sipas ligjit të fundit janë përfshirë edhe personat të cilët jetojnë jashtë vendit. Për këtë arsye këto dy shifra në tabelë janë diferencuar.
Nga kjo konkludojmë, se në Raincë ka pas një ulje të natalitetit (shih grafikën mëposhtëm). Kjo rrjedhë si pasojë e ndryshimit të ligjit, por edhe e shpërnguljes së gjeneratave të reja.

Viti Banorë Banorë*
1984 1426
1953 1742
1961 1683
1971 1832
1981 2020
1991 2110 1907
2002 2933 1954

http://sq.wikipedia.org/wiki/Rainca
Web site www.rainca.com, rilazi@gmail.com
Share

Reviews and rating

Avatar
Rate this community