FIZIK , KIMI , Biologji - Shkencat Natyrore

Community
Rating
Likes Talking Checkins
7 0
About FIZIK , KIMI , Biologji per Student, dhe për ata që duan të zgjërojn diturinë NË KËTË FAQE DO TE GJENI INFORMATA QË SI KENI NDEGJU KURË!!
Description Në shkencë, termi shkencat natyrore lidhet me afrimin natyror të studimit të universit, që kuptohet me origjinën e ligjeve të natyrës.

Termi shkenca natyrore përdoret gjithashtu për të ndarë ato fusha që përdorin metodën shkencore për të studiuar natyrën nga shkencat shoqërore, që përdorin metodën shkencore për të studiuar sjelljen dhe shoqërinë njerëzore; nga shkencat formale, si matematika dhe logjika, që përdorin një metodologji tjetër; nga shkencat humane.
Shkencat natyrore formojnë bazën e shkencave të aplikuara. Së bashku, shkencat natyrore dhe shkencat e aplikuara veçohen nga shkencat shoqërore, njëra në një anë, tjetra në anën tjetër. Ndonëse matematika, statistika dhe shkenca kompjuterike nuk konsiderohen si shkenca natyrore, ato japin një kontribut të madh në shkencat natyrore. Brenda shkencave natyrore, termi shkencë e fortë përdoret ndonjëherë për të përshkruar ato nënfusha të cilat bazohen në të dhëna sasiore, eksperimentale dhe fokusohen në saktësinë dhe objektivitetin. Këtu përfshihet fizika, kimia dhe biologjia. Në kontrast, shkencat e buta përdoren për të përshkruar fushat shkencore që bazohen në kërkimin cilësor, duke përfshirë këtu edhe shkencat shoqërore.
Fizika përfshin studimin e përbërësve themelorë të university, forcat dhe bashkëveprimet ato ushtrojnë mbi njëra tjetrën dhe përfundimet e nxjerra nga këto bashkëveprime. Në përgjithësi, fizika shihet si një shkencë themelore, sepse të gjitha shkencat e tjera natyrore përdorin dhe u binden parimeve dhe ligjeve të vëzhguara. Fizika varet shumë nga matematika si korniza logjike për formulimin e parimeve. Studimi i parimeve të university ka një histori të gjatë dhe kryesisht vjen nga vëzhgimi direkt dhe eksperimentimi. Formulimi i teorive për ligjet kryesore të universit kanë qenë kryesore për studimin e fizikës që në fillim të saj, me filozofinë e cila gradualisht iu dorëzua testimit eksperimental dhe sistematik si burim verifikimi. Zhvillime kyçe në fizikë përfshijnë teorinë e gravitacionit universal të Isak Njutonit dhe mekanikën klasike, teorinë e përgjithshme dhe të veçantë të relativitetit të Albert Ajnshtajnit, zhvillimin e termodinamikës dhe modelit kuantik të fizikës atomike dhe subatomike. Fusha e fizikës është shumë e gjerë dhe mund të përfshijë në të fusha si mekanika kuantike dhe fizika teorike, fizika e aplikuar dhe optika. Fizika moderne është duke u bërë më e specializuar, ku studiuesit kanë tendencë të merren me një temë të caktuar dhe jo të qenit "universalistë" si Albert Ajnshtajn dhe Lev Landau, të cilët punuan në shumë tema.
Share

Reviews and rating

Avatar
Rate this community