Ibrhaim aka Kelmend Muti

Organization
Rating
Likes Talking Checkins
4 6
About Josif Bageri
Description Shoqata për Kulturë, Art dhe Shkencë

PËRSHKRIMI I SHOQATËS
Në nëntor të vitit 2010, me rastin e 140-vjetorit të lindjes së Josif Bageri, themeluam Shoqatën për Kulturë, Art dhe Shkencë, të cilën patëm nderin ta emërtojmë me emrin e rilindasit JOSIF BAGERI.

PËRSHKRIMI I RRUGËS SË FORMIMIT
Josif Bageri i Malësisë së Rekës (malësi në mes të Dibrës dhe Gostivarit), padrejtësisht ishte dënuar me harresë, sa edhe varri nuk i dihej. Prandaj, si rrjedhojë e nevojës për të kryer detyrimet ndaj këtij personaliteti të shquar, duke u mbështetur në një mision aktiv dhe gjithë përfshirës, në dobi të popullit dhe bashkëjetesës ndëretnike, ndërkulturore dhe ndërfetare në Maqedoninë multietnike, u formua kjo shoqatë.
Mission 1.MISIONI

Misioni themelor i shoqatës është që t’ia jep vendin e merituar për kontributin që Josif Bageri ka dhënë.

Ky mision do të realizohet përmes:

• Botimin e doracakut informativ të shoqatës për Josif Bagerin, në gjuhën shqipe dhe maqedonishte.
• Grumbullimin e materialeve krijuese dhe dokumenteve të Josif Bagerit;
• Botimin e një vepre të plotë, biografike dhe monografike mbi jetën dhe veprimtarinë e J.Bagerit.
• Angazhimin për të gjetur varrin dhe për ta rivarrosur në vendlindje – Nistrovë të Rekës, pranë varrit të familjarëve – për t’ia përmbushur amanetin J. Bagerit;
• Nxitjen e bashkëpunimit shkencor, të bashkëjetesës ndëretnike, ndërkulturore e ndërfetare;
• Rindërtimin e shtëpisë në vendlindje, duke e përshtatur atë që t’i plotësojë kushtet për një shtëpi - muze, me disa ambiente pune e pushimi për studiues dhe krijues letërsie, etj

2.OBJEKTIVAT E SHOQATËS

• Informim i veprimtarisë së Josif Bagerit dhe birit të tij.
• Bashkëjetesa ndërfetare, ndërkulturore në Maqedoni duke marr shembull Josif Bagerin.
• Veprimtaria e përbashkët në mes gjuhës shqipe dhe maqedonishte.(botimi i revistave, librave ne gjuhën shqipe dhe maqedonishte)
• Përvetësimi i kulturës së paraardhësve.

3.PLANET

• Grumbullimin e materialeve krijuese dhe dokumenteve të Josif Bagerit;
• Botimin e një vepre të plotë, biografike dhe monografike;
• Angazhimin për të gjetur varrin dhe për ta rivarrosur në vendlindje – Nistrovë të Rekës, pranë varrit të prindërve – për t’ia përmbushur dëshirën dhe amanetin Josif BAGERIT;
• Nxitjen e bashkëpunimit shkencor, të bashkëjetesës ndëretnike, ndërkulturore e ndërfetare;
• Rindërtimin e shtëpisë në vendlindje, duke e përshtatur atë që t’i plotësojë kushtet për një shtëpi muze, me disa ambiente pune e pushimi për studiues dhe krijues letërsie, etj.

Web site www.josifbageri.org(se shpejti)
Share

Reviews and rating

Avatar
Rate this organization