Debati në Channel One

 —
Rating
Likes Talking Checkins
26 0
About "DEBATI NE CHANNEL ONE", ROLAND QAFOKU
(hard talk)
Çdo te hene dhe te enjte ne 21.00
Description ROLAND QAFOKU, KARRIERA NE MEDIA

TV "CHANNEL ONE"
JANAR 2013 e ne vazhdim, drejtues i emisionit "DEBATI NE CHANNEL ONE" ne televizionin "Channel One". I konceptuar si nje arene debati, ky emision ka fituar shume shpejt terren ne konkurencen me emisione analoge. Kjo eshte konfimuar nga disa kompani qe kryejne matje dhe sondazhe te shikueshmerise te televizionbeve. E konceptuar ne shumicen e rasteve me gjashte persona te ftuar, emisioni "DEBATI NE CHANNEL ONE", eshte bere ne disa raste reference per gazetat me te rendesishme te dites ne Shqiperi, Kosove dhe agjensi lajmeshe ne Itali, Greqi, Turqi, SHBA dhe Gjermani. Te gjithe personazhet me te rendesishem te politikes duke nisur nga presidenti i republikes Bujar Nishani, kryetari i kuvendit Ilir Meta dhe anetaret e qeverise Rama, kryetarit te PD, Lulzim Basha, kane qene prezent ne emision duke u kthyuer edhe ne lajm te pare per gazetat. Por e njejta gje ka ndodhur edhe ne rastet kur i ftuar ne emision personazhe te rralle te historise qe per here te pare kane folur per kete emision. Skender Shehu, djali i Mehmet Shehut, profesor Servet Pellumbi, Hena Kelcyra, vajza e Ali Kelcyres apo edhe emisioni kushtuar figures se Eqrem bej Vlores. Kulmin e interesit publik e ka arritur emisioni me Teuta Hoxhen, gruan e djalit te Enver Hoxhes qe pervecse e botuan te plote 10 gazeta ne Shqiperi, u transmetua si lajm edhe ne Itali, SHBA, e gjetke, nderkohe qe ne youtube eshte afro 100 mije shikime, nje rekord ky jo vetem per Channel One por edhe per televizione te tjera. E vecanta e ketij emisioni eshte se analistet dhe gazetaret e ftuar ne kete emision, nuk jane ata qe bejne xhirot ne ekranet e tjera. Jane disa analiste qe jane tashme pjese ekskluzive e ketij emisioni dhe qe nuk bejne xhiro ne ekranet e tjera. Plator Nesturi, Hamdi Jupe, Apollon Baçe, Olsi Baze, Zylyftar Bregu, Agim Neza, Basir Collaku, Luan Laze, Gerti Shella, Jolanda Lila, Miranda Haxhia, Artur Nura, Gerti Shella, Rexhep Shahu, Gjergj Zefi, Bashkim Muca, Rome Hanxhari, Celo Hoxha, Arber Begaj, Arber Kadia, Zenel Çeliku, Aristir Lumezi, Brahim Shima, etj, jane pjese e identitetit te ketij emisioni. Nje e vecante tjeter e ketij emisioni eshte rubrika pothuajse e perhershme "50 FAKTE DHE FOTO", nje rubrike me te dhena dhe fotografi te rralla, qe i japin edhe me shume identitet ketij emisioni. Eshte nje element i bazuar mbi arkivin personal dhe te bibliotekes personale te drejtuesit te emisionit Roland Qafoku, te krijuar gjate gjithe jetes se vet.

"PLANET" TV
10 QERSHOR 2011- DHJETOR 2012, drejtues i emisioneve "ARENA" dhe “INTERVISTA NGA ROLAND QAFOKU" ne Planet Tv. Specifika e të dy emisioneve eshte mbështetur në bisedën “Hard talk”. Veçanërisht gjatë intervistës, realizimi I saj në një mënyrë që nuk gjendet në emisionet e tjera. Janë disa personazhe që kanë zgjedhur emisionin "ARENA" dhe
"INTERVISTA NGA ROLAND QAFOKU" të flasin për herë të parë. Ismail Kadare, Bujar Nishani, Monika Kryemadhi, Robert Elsie, Gramos Ruci, Pandeli Majko, Anders Fogh Rasmussen, Bashkim Shehu, Sejfi Protopapa, Hena Kelcyra, e të tjerë, janë bërë lajm I parë për gazetat e ditës me ato që janë shprehur aty. Kulmin e vet keto emisione e paten ne 100 vjetorin e pavaresise ne pergatitjen dhe publikimin e tre dokumentareve. I pari me titull “Ismail Qemali qe nuk kemi njohur”. I dyti “Delegatet dhe firmetaret e Pavaresise” dhe I treti “100 personalitetet me te rendesishme dhe me me ndikim ne 100 vjet shtet”. Me I vleresuari mbetet dokumentari per Ismail Qemalit ne te cilin per here te pare jepen detaje nga jeta e themeluesit te shtetit shqiptar. Ky dokumentar u transmetua ne 21 nentor ne Tirane dhe ne 26 nentor ne Vlore ne dy ceremoni promovimi ku moren pjese personalitete te jetes politike, te medias dhe autoritete intelektuale.

RTV "ORA NEWS"
2009-2011, drejtor I Informacionit ne në RTV "ORA NEWS". Për më shumë se 2 vjet, drejtova gjithcka qe lidhej me informacionin në një televizion Informativ. Pa mohuar kontributin e kolegeve te tjere, gjatë drejtimit të departamentit të Informacionit, spikati organizimi mbi bazë të strukturave të të gjitha punëve dhe transmetimi i lajmit te pare dukje fituar betejen me televeizionet e tjera per lajmin e fundit. Gjatë kësaj periudhe Bordi I Monitorimit për zgjedhjet e përgjithshme 2009 dhe ato lokale në 2011 e shpalli ORA NEËS televizionin më të balancuar në vend. Gjatë kësaj kohe, përvec qindra e mijëra lajmeve të publikuara të parët, nuk ka ardhur në redaksi asnjë përgënjeshtrim apo të jetë botuar ndonjë lajm I pasaktë. Kulmin ky televizion e arriti me nje shikueshmeri maksimale ne zgjedhjet lokale te 8 majit 2011 me informacionin me te shpejte dhe lidhjet LIVE me te shpejta. Tregues ishte numri i shikueseve ne webfaqen e "ORA NEWS" me 1.5 milione klikime brenda dites diten e votimit. Ndersa kulmin profesional ky televizion e arriti ne transmetimin LIVE te pengmarrjes te nje studenteje nga nje djale me arme prane presidences. ORA NEWS ishte i pari televizion dhe transmetoi LIVE te paren ngjarje kriminale ne historine e median shqiptare.

RTV "ORA NEWS"
-1 MAJ 2009, drejtues i emisioneve INTERVISTA në edicionin e lajmeve te ores 20.00 ne ORA NEWS si dhe drejtues i emisionit "PERISKOP". Gjatë kësaj kohe drejtova edhe intervistën e përditshme në edicionin qendror te lajmeve të orës 20.00. Gjatë një viti kalendarik, kam realizuar 365 intervista dhe në total mbi 750 të tilla ku kane qene te ftuar personalitetet me te larta te jetes politike dhe shoqerore ne vend. Risi ishte edhe emisioni "PERISKOP" me synimin për të trajtuar tema të vecanta të Sigurisë Kombëtare dhe të Drejtësisë që më pas kaloi në televizionin PLANET tërësisht në një emision politiko-shoqëror.

GAZETA "TIRANA OBSERVER"
2005-2009, bashkëthemelues dhe kryeredaktor i gazetës “TIRANA OBSERVER”. Kjo mbetet sfida me e madhe profesionale ne karrieren time duke ngritur nje gazete nga e para dhe arrita ta kthej ne nje gazete te rendesishme ne treg duke qene gazeta me e evecante. Gazeta "TIRANA OBSERVER" ishte gazeta e parë që theu skematizmin e gazetave ditore në Shqipëri. Në një mënyrë krejt të vecantë duke marrë si model disa gazeta dhe revista nga më të njohura në SHBA, “Tirana Observer” u fut shumë shpejt në tregun mediatik me rubrika që trajtoheshin për herë të parë në median shqiptare si:

-Speciale me 100 fakte e të dhëna

-50 Pyetje nga TO, interviste e
realizuar cdo jave prej meje

-Si shkruanin paraardhësit

-Portret në 36 shkronja

-Politikanet kur ishin te vegjel

-“Njeriu i Vitit”, me votim publik

-Forumi “3 Pyetje, 3 Përgjigje”

-Lajmi i rrallle

-Brenda medias, te dhena, fakte dhe intervista me personazhe te medias.

-Te terhequr nga politika

-Ndërsa po vetë kisha një rubrikë të përjavshme, cdo te marte, me analiza dhe esse të quajtur “Vera e re në fuçinë e vjetër”.


GAZETA "PANORAMA"
2004-2005, kryeredaktor-drejtues i gazetës “PANORAMA”.
Kam drejtuar gazetën “Panorama” në momentin e saj kur kjo gazetë bëri shkëputjen e madhe duke u bërë gazeta më e madhe dhe me më shumë shitje në Shqipëri. Në momentin e largimit, tirazhi I gazetës ishte 17.100 kopje në ditë. Jam larguar prej saj për një sfidë të re duke drejtuar një gazetë të re si "Tirana Observer" të cilën e konceptova, ideova dhe e realizova vetë.
2003-2004, zv.kryeredaktor I gazetës “Panorama”.


GAZETA "KOHA JONE"
1997-2000, reporter i Kronikës së Zezë
2000-2003, zevendeskryeredaktor dhe redaktor I Kronikes se Zeze, redaktor I Rretheve dhe redaktor I ceshtjeve Sociale dhe Ekonomike.
Duke kaluar hallkat e karrieres."Koha jonë" është gazeta në të cilën unë linda dhe u rrita si gazetar. Ka qenë fat për mua që të nisë punën mes gazetarëve më të mirë në Shqipëri të asaj kohe dhe që sot drejtojnë pjesën më të madhe të medias shqiptare. Që nga vitit 1997 e deri në vitin 2003, unë kalova të gjitha hallkat e karrierës së një gazetari që nga prova deri në drejtim të një medie. Jane me dhjetra, qindra e mijera lajmet e botuara ne kete gazete, por gjithashtu ketu nisi te ideohet dhe te marre udhe krijimi i arkivit tim personal si gazetar duke konservuar cdo shkrim, cdo detaj, cdo dokument, cdo foto dhe qe sot eshte i kompletuar.

REVISTA "AKS"
-1998-2000, gazetar i revistes javore “AKS” (ART-KULTURE-SPORT). Kjo reviste ishte pjese e gazetes "KOHA JONE".

RADIO ‘KOHA”
1999. Cikel emisionesh te kronikes se zeze ne Radio “Koha”, radio qe ishte pjese e Multimedias “Koha Jone”. Ishte e para radio informative ne Shqiperi.

TV "KOHA"
2000-2001, drejtor i Lajmeve në "TV KOHA".
Për një periudhë gjashtë mujore, kam drejtuar departamentin e Informacionit në TV KOHA, një televizion simpatik ose siç quhej ndryshe ekrani i gazetës “Koha Jonë”. Ne ate kohe TV Koha ishte nje televizion i profilizuar tek lajmet.

VLERESIME
-2007, "E imja Shota", esseja ime per gruan shqiptare u vleresua me çmim special.

-Nentor 2012. Ne 100 vjetorin e Pavaresise, vleresim per dokumentarin tim "Ismail Qemali qe nuk kemi njohur" ne dy ceremoni promovimi te organizuara ne Tirane dhe ne Vlore.

-QERSHOR 2009, (si drejtor i Informacionit ne ORA NEWS) Bordi i Monitorimit te Medias vlereson ORA NEWS TV si nje nga televizionet me te balancuara gjate pasqyrimit te fushates elektorale te partive ne zgjedhjet parlamnetare.

-Maj 2011, (Si drejtor i infomacionit ne ORA NEWS). Bordi i Monitorimit te Medias i ngritur nga KQZ, vlereson RTVORA NEWS si televizionin me te balancuar, i cili i dha partive politike kohen e percaktuar me ligj.

-8 maj 2011. RTV ORA NEWS (Si drejtor i informacionit), me 1.5 milione brenda disa oreve, arrin numrin rekord te klikimeve fale futjes se tekonologjise se te dhenave te marra vete ne qendrat e votimit per kandidatet Edi Rama dhe Lulezim Basha.


KARRIERA AKADEMIKE
-2013, doktorant ne proces ne Universitetin Shteteror te Tiranes ne Fakultetin Histori-Filologji , departamenti Gazetari dhe Komunikim.

-Nga 2008 e ne vijim, pedagog i jashtem ne Universitetin shteteror te Tiranes, Fakulteti Histori-Filologji, departamenti i Gazetari dhe Komunikimit. Për median e shkruar jap leksione te lendes "Administrim dhe menaxhim i shtypit te shkruar" dhe për median elektronike Kurs Special (Televizioni Informativ).

-Ne nentor 2010, ne konferencen shkencore per median, publikon punimin shkencor me teme: Krimi dhe transmetimi LIVE ne ekran.

-Nentor 2012, ne konferencen per 100 vjetorin e Pavaresise se Shqiperise, ka publikuar punimin shkencor me teme: Revista "DITURIA" e Lumo Skendos (Mithat Frasherit).

-Prill 2006, punim shkencore ne Sofje te Bullgarise I ftuar nga Isntituti Bullgar I Medias, me teme: Gazetaria investigative shqiptare. (E certifikuar)

-2004, punim special I botuar në gazetën “Panorama” me titull: “Historia e ambasadorëve amerikanë në Shqipëri”. Një punim disa vjecar që bënte fjalë për marrëdhëniet Shqipëri-SHBA që merrnin udhë që pas konferencës së Paqes 1919 e deri në ditët e botimit të punimit.

-2002. Punim special I botuar në gazetën “Koha Jonë” me titull: “Terrorizimi Islamik në Shqipëri”. Është një nga punimet më të rralla në median shqiptare duke përmbledhur ngjarjet që kishin të bënin me rrezikin terrorist në Shqipëri dhe që unë si gazetar I kisha ndjekur vetë hap pas hapi.

-Shkurt 2001. Referat shkencor ne Universitetin e Harvardit, Cambridge, Massachusetts, SHBA me temë: Media shqiptare në tranzicion. (E certifikuar)

-Maj 2000. Punim shkencor ne Shkup te Maqedonise ne konferencën per Sigurine me teme: Siguria rajonale dhe roli i Shqiperise. (E certifikuar)


ARSIMIMI
-1990 Diplomuar ne Universitetin Ushtarak "Skenderbej", Tirane.
-2004 Diplomuar ne Universitetin e Tiranes, Fakulteti Histori-Filologji, dega Gjuhe-Letersi.
-1994, Gjuha angleze e mbrojtur ne Universitetin e Tiranes, Fakulteti i Gjuheve te Huaja. (E certifikuar).
-1986, Shkolla e mesme ushtarake "Skenderbej", Tirane
-1982, Shkolla 8 vjecare "Kahreman Ylli", Corovode, Skrapar.

SPECIALIZIME
-2000, Certifikate nga Instituti Shqiptar I Medias per gazetarine Investigative. I organizuar nga Agjensia Zvicerane per Zhvillim dhe Koperim me lektore gazetarin e njohur frances Jacques Mouriquand.

-JANAR- MARS 2001, Ne “The Boston University”, SHBA, ne fakultetin e Gazetarise. Program i mbeshtetur nga Departamenti i Shtetit dhe ambasada amerikane ne Tirane.

-2001, praktike ne gazeten "Christian Science Monitor" (Boston), "Providence Journal (Rhode Island), SHBA. Program I mbeshtetur nga Departamenti Amerikan I Shtetit.

-2001, praktike ne “ABC Channel 5” Boston, nje nga televizionet me te rendesishem ne ShBA.

-Dhjetor 2002, Certifikate per gazetarine Investigative ne process. Instituti I Kerkimeve per Demokracine dhe Zhvillimin me mbeshtetjen e ambasades Franceze.

CESHTJET ME TE RENDESISHME QE KAM TRAJTUAR NE MEDIA, TE VLERESUAR PROFESIONALISHT DHE QE KANE BERE SHUME BUJE
1.-1998, gazeta “Koha Jone”. Skandali I foshnjave ne maternitetin e Tiranes. Nje shkrim investigative I trajtuar ne gazeten “Koha Jone”, mori permasat e skandalit teksa u zbuluan qe varret e foshnjave te regjistruara vdekura, ishin bosh.

2.-2000, “gazeta Koha Jone”. Publikimi I marreveshjes orgjinale se ekstradimeve mes SHBA dhe Shqiperise te firmosur ne vititn 1933 mes presidenti amerikan Frenklin Roosevelt dhe mbretit Ahmet Zog. Kjo lidhej me nje rast nese nje shqiptar I arrestuar ne Shqiperi per llogari te SHBA duhej apo nuk duhej te ekstradohej.

3. 2002, gazeta “Koha Jone”. Terrorizimi islamik mbi Shqiperine. Nje cikel me speciale dhe dossier te botuar ne gazeten “Koha Jone” mbi historine e ngritjes se celulave islamike terroriste ne Shqiperi qe nga vitit 1991 dhe zhdukjen perfundimtare te tyre 2004.

4. 2003, gazeta ”Panorama”. Historia e marredhenieve diplomatike Shqiperi-ShBA dhe historia e ambasadoreve amerikane qe kane sherbyer ne Shqiperi. Nje special dhe Dossier e botuar ne gazeten “Panorama”.

5. 2004, gazeta “Panorama”. -Interviste ekskluzive me Pier Luigi Vigna, kryeprokurori Kombetar I Antimafias Italaine dhene per gazeten ‘Panorama”. Njeriu qe pasoi Giovani Falconen ne detyre per here te pare beri nje radiografi te mafias shqiptare me struktura dhe menyren e funksionimit.

6. 2004, gazeta “Panorama”. Zbulimi I personazhit Sali Protopapa I filmit “I teti ne bronx” ne SHBA duke I marre nje interviste ne shtepine e tij ne Massachusetts.

7.-2007, gazeta “Tirana Observer’. Publikimi ne gazeten "Tirana Observer" te 100 personaliteteve te huaja qe kane qene ne Shqiperi. Nje udhetim ne shekuj duke sjelle per here te pare te dhena si ajo qe Napolon Bonopartit, perandori frances I cili rezulton te kete qene ne Shqiperi, apo shkencetari Albert Ajnshtajn,

8. 2008, gazeta “Tirana Observer”. Zbulimi I skandalit ne fshatin Sharre te Tiranes ku shkolla 9 vjecare e rikonstruktuar mbante emrin e Haxhi Qamilit. Per nder te tij ishte vendosur nje bust I ri ne oborr. Skandali I publikuar ne gazeten Tirana Observer, beri buje edhe per faktin se Ministria e Arsimit nuk kishte dijeni. Pas ketij publimimi u pushua gjithe bstafi drejtues I shkolles dhe u hoq emir dhe busti.

9. Maj 2011, Radio Televizioni “Ora Neës”. Dokumentar I realizuar ne Shangai te Kines per marredheniet regtare dhe historike mes Kines dhe Shqiperise. Publikuar ne Radio Televizioin Ora Neës.

10. Nentor 2012, Planet Tv. Dokumentari “Delegatet dhe firmetaret e Pavaresise”. Per me shume se 1 ore, jepen me detaje dhe skeda te dhena per ate qe u caktuan delegate dhe qe firmosen aktin e shpalljes se Pavaresise ne 28 Nentor 1912.

11.-Nentor 2012, Planet Tv Dokumentari “Ismail Qemali qe nuk kemi njohur” I publikuar ne Planet Tv. Per 2 ore e 30 minuta jepen detaje qe vijne per here te pare mbi bazen e dokumenteve, fotografive dhe filmimeve, te publikuara ne 100 vjetorin e Shpalljes se Pavaresise.

12. Reportazh nga Kosova (Prishtine, Prizren), Arabi Saudite (Riad, Jedahm Medina, Meke), Maqedoni (Shkup), SHBA (New York), Kine (Shangai), Bullgari (Sofje), Turqi (Ankara, Stamboll), Danimarke (Kopengahen), Itali (Foggia).

NGJARJET DHE MOMENTET ME TE RENDESISHME QE KAM NDJEKUR DHE RAPORTUAR DHE KAM MENAXHUAR NE MEDIAT KU KAM PUNUAR.

-Ngjarjet e vitit 1997. Gazeta Koha Jone.

-Proceset penale dhe gjyqesore te te gjitha firmave Piramidale ne Shqiperi.

-Zgjedhjet e pergjithshme te 29 qershorit te vitit 1997. Gazeta “Koha Jone”

-Vrasjen e deputetit Azem Hajdari, 12 shtator 1998. Gazeta “Koha Jone”

-Ngjarjet e 14 shtatorit 1998 ne Tirane. Gazeta “Koha Jone”

-Eksodi I kosovareve ne Shqiperi, 1999

-Zgjedhjet e para ne Kosove pas luftes, nentor 1999 duke raportuar nga Prishtina, Prizreni dhe dhjetra fshatra të Kosovës. Gazeta “Koha Jone”, Televizioni “Koha”.

-Zgjedhjet lokale te vitit 2000. Gazeta “Koha Jone”.

-Zgjedhjet e pergjitshhme ne maj 2001. TV “KOHA”

-2002. Rikthimi I familjes mbreterore ne Shqiperi. Gazeta “Koha Jone”.

-Zgjedhjet lokale te vitit 2003, Gazeta “Panorama”

-Zgjedhjet e pergjithshme 2005. Gazeta “Tirana Observer”

-Zgjedhjet locale 2007. Gazeta “Tirana Observer”

-Vizita e presidentit amerikan George Bush ne Tirane. Qershor 2007 ne gazeten “Tirana Observer”

-Tragjedia e Gerdecit, 15 mars 2008. Gazeta “Tirana Observer”

-Zgjedhjet e Pergjishthme 2009. RTV “ORA NEWS”

-Ngjarjen e 21 janarit 2011 ne Tirane. RTV ORA NEWS

-Zgjedhjet locale 2011. RTV ORA NEWS.

-Nentor 2012, vizita e sekretares amerikane te Shtetit Hillary Clinton. Planet Tv.

-Nentor 2012. 100 vjetori I Pavaresise se Shqiperise. Planet TV
Web site http://www.channel-one.al
Share

Reviews and rating

Avatar
Rate this tv show